Lajme & Update

Zhvilluesi i Valve premton “gjëra të reja lidhur me rrjetin” që do të dalin së shpejti

Problemet me rrjetin kanë qenë në krye të listës së shqetësimeve që lojtarët e Counter-Strike 2 duan që Valve të adresojë sa më shpejt, mirpo duket se përgjigjjet tashme i ka Valve dhe së shpejti do sjell diqka të re për këto probleme.

Në një përgjigje për një përdorues tjetër në X, inxhinieri i Valve, Fletcher Dunn, publikoi se ka “disa gjëra të reja në lidhje me rrjetin që do të dalin në CS së shpejti.”

Pas asaj përgjigjeje që mori shumë vëmendje nga komuniteti i CS2, Dunn shpejt u përgjigj për të ulur pak pritshmëritë, duke i thënë lojtarëve të mos emocionohen dhe duke ju kujtuar atyre se ai është vetëm “një pjesë e vogël e këtij ekipi të madh.”


Përderisa hyrja e serverëve sub-tick për CS2 fillimisht u mirëprit nga lojtarët në lansim, zhgënjimet filluan të rriteshin me kalimin e kohës ndërsa Lojtaret me Ping të Lartë vërejtën rezultate negative të dukshme gjatë lojës.
Megjithatë, lojtarët po shpresojnë për një përmirësim të qfardo lloji në performancën e lojës nga ana e Valve.

Related Articles

Back to top button