Lajme & Update

FURIA dhe Heroic arrijnë në gjysmëfinale…Cilat jan ndeshjet e radhës ?

Faza e grupeve në IEM Rio 2024 ka prodhuar disa rezultate të papritura.

Pas tre ditësh lojë, kemi tabelën e Playoffs, me dy ekipe që tashmë janë kualifikuar për gjysmëfinalet.

Gjysmëfinalistë surprizë jan FURIA dhe Heroic

FURIA, në shtepin e tyre në Rio de Janeiro, janë një ekip që duhet të merret seriozisht. Pas përfundimit të fazës së grupeve të IEM Rio 2024, FURIA kanë siguruar një vend në gjysmëfinale, duke dalë fitues të Grupit A që ishte goxha i vështirë,pasi kanë mundur ekipe si FaZe, MOUZ dhe NAVI gjatë rrugës. Si shpërblim për përpjekjet e tyre, FURIA me siguri do të kenë Tifozerin më të zjarrtën kur të fillojnë gjysmëfinalet.

Nga ana tjetër e tabelës, ata bashkohen në gjysmëfinale me Heroic.
Heroic janë parë si një ekip i “vdekur” kohët e fundit, kështu që është një surprizë për të gjithë që kanë arritur të dalin me këtë rezultat. G2, Astralis dhe Vitality ishin rivalët e tyre në këtë garë, të cilën e fituan pa humbur asnjë Map.
Tani na mbetet  të shohim nëse do të arrijnë në finalen e madhe.

Çerekfinalet e IEM Rio 2024 janë të mbushura me ekipe të forta.

 

Credit: Helena Kristiansson | © ESL

Me këta gjysmëfinalistë surprizë, është logjike që çerekfinalet në IEM Rio 2024 janë të mbushura plot. Në njërën anë, kemi Vitality vs MOUZ.
Vitality filluan me fitore në Brazil, ashtu siq dhe MOUZ. Megjithatë, MOUZ pati nevojë për një garë të gjatë në Lower Bracket për të dalë nga grupet.

Pastaj, kemi NAVI vs Virtus.pro. Konsistenca e NAVI kohët e fundit ka qenë fantastike, pasi kanë arritur pesë finale radhazi. Virtus.proka pasur goxha vështirësi së fundmi mirpo dhe një garë të shkëlqyer në Lower Bracket në fazën e grupeve të IEM Rio dhe besojm se do ju jap shpresë qe edhe këtu të ken rezultate të mira.

Eleminimi i hershëm i G2 dhe Astralis.

Credit: IEM on X.

Vetëm një javë pasi G2 u bën fitues të BLAST Premier Fall Finals 2024, ata quditërisht janë eliminuar nga IEM Rio 2024.
Duke marrë parasysh që, sipas statistikave, kjo ishte performanca më e keqe e NiKo në gjithë karrierën e tij.

Astralis gjithashtu një ekip tjetër që nuk pati sukses të madh. Ata fituan ndeshjen hapëse kundër Eternal Fire, por u mundën nga Heroic dhe Virtus.pro, kështu duke ju siguruar nje eleminim pothuajse në fillim.

 

Related Articles

Back to top button