Lajme & Update

device: “Përshtatja me cadiaN ështe diqka që kërkon kohë”

Snajperisti Danez pranoi se përshtatja me filozofinë e kapitenit të ri ka qenë sfiduese.

Ylli i Astralis, Nicolai “⁠device⁠” Reedtz, tha se ekipi i tij ende ka nevojë për kohë për t’u përshtatur me sistemin e ri të Casper “⁠cadiaN” Møller.

cadiaN u bashkua me Astralis më pak se një muaj më parë si rifler dhe In-Game Leader (IGL), duke marrë rolin e kapitenit nga device. Ekipi danez ka nisur me vështirësi nën drejtimin e 29-vjeçarit sidomos pas humbjeve kundër Vitality dhe Spirit në BLAST Fall Final dhe kundër HEROIC dhe Virtus.pro në Rio.

Pas eliminimit të skuadrës në Brazil, device pranoi se ende ka nevojë për kohë për të përcjellë idetë e cadiaN dhe për t’i bërë të gjithë pjesë të një strategjie të përbashkët.

“Disa nga djemtë e njohin edhe më parë mirpo është paksa ndryshe nga çfarë un jam mësuar të luaj. Nuk e kemi gjetur ende ritmin tonë. Kjo është e dukshme nga rezultatet. Mund të bëhet shumë mirë. Thjesht na duhet më shumë kohë.

device kishte marrë rolin e IGL në shkurt, duke zëvendësuar Benjamin “⁠blameF” Bremer në atë rol pas dështimit për kualifikim në PGL Major Copenhagen.

Në atë kohë, device kishte thënë se e shihte veten në atë rol për shumë vite. I pyetur për këtë ndryshim vetëm disa muaj pasi kishte marrë drejtimin si IGL, ai shpjegoi se ekipi donte të “ndryshonte diçka” dhe se ardhja e cadiaN ishte një mundësi e mirë.

“Me këtë ekip, ai është një IGL i shkëlqyer. Kështu janë ndonjëherë gjërat.”

Astralis do të kthehet në fund të këti muaj me BLAST Premier World Final, e cila është planifikuar të mbahet më 30 tetor deri me 3 nëntor.

Related Articles

Back to top button