Lajme & Update
Trending

SENER1 pjesë e DRILLAS ?

Sener "SENER1" Mahmuti Rikthehet në skenë si Stand In me DRILLAS

Pas shpërbërjes së ekipit Bad News Eagles (BNE), një nga lojtarët më të njohur të skenës shqiptare të Counter-Strike, Sener “SENER1” Mahmuti, është rikthyer në skenë si Stand In me ekipin DRILLAS. SENER1, i cili ka qenë një pjesë thelbësore e suksesit të BNE, vazhdon të mbetet një emër i njohur në skenën ndërkombëtare të esports.

Sukseset e BNE dhe Kualifikimi në Major
Gjatë periudhës së tij me BNE, SENER1 dhe ekipi u bënë sinonim i suksesit shqiptar në Counter-Strike, duke arritur të kualifikohen për Major jo një herë, por tre herë me radhë. Këto arritje e bënë ekipin dhe SENER1 ndër emrat më të respektuar në botën e Counter-Strike, duke ngritur emrin e Kosovës dhe Shqipërisë në skenën globale të esports.

BNE Disband dhe Transferimet
Pas një periudhe të suksesshme, ekipi Bad News Eagles u shpërbë. Rigon (rigoN) Gashi nenshkroi kontraten me BIG, ndërsa Flatron (juanflatroo) Halimi dhe Dionis (sinnopsyy) Budeciu bashkuan me ekipin Into the Breach (ITB).

Rikthimi i SENER1 me DRILLAS

SENER1, megjithatë, nuk është ndalur. Sot ai mori pjesë në një ndeshje të rëndësishme me ekipin DRILLAS, ku kundështar kishin ekipin WOPA ndaj të cilëve shënuan fitore me rezultat 2-1 ne nje BO3. Kjo ndeshje shënon një kthesë të rëndësishme për SENER1, i cili duket se është i vendosur të vazhdojë karrierën e tij në skenën e CS2.

Sener “SENER1” Mahmuti mbetet një figurë e rëndësishme në esports-in shqiptar, dhe fansat e tij mezi presin të shohin se çfarë do të sjellë e ardhmja për të. Me eksperiencën dhe përkushtimin e tij, ka të gjitha gjasat që SENER1 të vazhdojë të shkruajë kapituj të rinj në karrierën e tij.

Related Articles

Back to top button