Lajme & Update

Makazze ftohet nga Navi per RMR !

Drin" Makazze" Shaqiri ftohet nga ekipi i Navit si stand in për ndeshjet e RMR !

Drin “Makazze” Shaqiri, një nga emrat më të njohur të rinj në skenën e Counter Strike 2 , pas një viti të suksesshëm me ekipin NAVI Junior, ai tani ka marrë një ftesë  për të qenë pjesë e ekipit kryesor të Natus Vincere si “stand-in” për ndeshjet e RMR.

Shaqiri ka bërë një ndikim të madh në sezonin e tij të kaluar, duke zëne  vendin e parë në sezonin e 19 të ligës FPL. Për më tepër, ai ka kontribuar në suksesin e fundit të ekipit të tij duke fituar turneun e United21 League Season 20, duke e vendosur atë në qendër të vëmendjes së skenës profesionale.

Drin “Makazze” Shaqiri po tregon se është një yll në ngjitje në skenën e CS2 , dhe me ftesën e tij për Natus Vincere, ai ka një mundësi të shkëlqyer për të treguar talentin e tij . Ne i deshirojmë më të mirën Drinit !

 

Related Articles

Back to top button