juanflatroo merr pushim të shkurtër nga kompeticionet shkak gjendja shendetsore.
Ylli kosovar pritet të rikthehet në aksion vetëm në vitin 2025.
![](https://cs2.al/wp-content/uploads/2024/11/GdAES6KXkAAcacd.jpg)
Into the Breach njoftoi se Flatron “juanflatroo” Halimi ka vendosur të tërhiqet përkohësisht nga formacioni i ITB për të rikuperuar shëndetin mendor pas një sezoni të gjatë e të lodhshëm.
“Burnout-i është një kërcënim serioz për shëndetin e lojtarëve në këtë industri, dhe është e rëndësishme të dëgjojmë nevojat e lojtarëve tanë,” shkruan Into the Breach në platformën X.
juanflatroo u bashkua me Into the Breach në qershor, kur organizata britanike ndërtoi një ekip të ri rreth Owen “smooya” Butterfield. Përkrah tij, u bashkuan edhe Dionis “sinnopsyy” Budeci (ish-bashkëlojtar i juanflatroo te Bad News Eagles), Nicolas “Keoz” Dgus dhe Mohammad “BOROS” Malhas për të kompletuar formacionin.
Megjithatë, kjo përbërje zgjati vetëm një muaj, pasi Into the Breach largoi BOROS dhe nënshkroi me Hristiyan “REDSTAR” Pironkov. Rezultatet mbeten të paqëndrueshme dhe skuadra ende nuk ka arritur të hyjë në top 50 në renditjen botërore.
Në platformën X, lojtari kosovar falënderoi organizatën për mirëkuptimin dhe mbështetjen ndaj nevojës së tij për pushim.
“Pas disa muajve/viteve të lodhshme, do të bëj një pauzë të shkurtër për t’u rikuperuar plotësisht dhe për të rikthyer energjinë dhe pasionin për lojën,” shkroi ai. “Nga tani e tutje, vetëm përpjetë.”
I have decided to step out of the active roster thanks to ITB for being understanding. After a couple of exhausting months/year i will take a short break to recover fully and bring back my energy and the passion for the game. Only up from here🤟 https://t.co/uX9xsHWR1c
— juanflatroo (@juanflatrooo) November 22, 2024