Lajme & Update
Trending

Shqiponjat Kthehen në Fluturim : BNE Gati për Rikthim Triumfues!

Skena e esports ka marrë një kthesë dramatike pas shpërndarjes së ekipit ITB (Into The Breach), që u përfshi në akuza për pastrim parash dhe moskryerjen e obligimeve financiare ndaj lojtarëve të tij.

Ky skandal ka krijuar hapësirë për rikthimin e ekipit të njohur kosovar, Bad News Eagles (BNE), i cili dikur ishte sinonim i suksesit në skenën evropiane të CS:GO.

Reagimet në Twitter duket te jenë shenjat e para të rikthimit.
Reagimet nga disa prej anëtarëve të BNE në rrjetet sociale kanë ndezur spekulime mbi kthimin e ekipit.
Lojtari juanflatroo postoi një tweet intrigues me tre flamuj kosovarë, një francez, një anglez dhe një zviceran.


Flamujt mund të simbolizojnë lojtarët por ende mbetet për t’u konfirmuar.

Ndërkaq, ish-trajneri i BNE, stikle, shkroi: “Po shihen ca shqiponja në ajer…”, duke aluduar qartazi një ngritje të re të BNE në skenë.


Gjithashtu edhe sinnopsyy ka reaguar ne twitter me nje status.

ITB: Një Skandal Që Ndryshoi Skënën
Shpërndarja e ITB erdhi si rezultat i hetimeve për pastrim parash dhe skandale të tjera financiare.


Ky fakt ka krijuar hapësirë që ekipet si BNE të rikthehen në skenë dhe të marrin vendin e tyre të merituar.

Me fansat që tashmë janë në ethe për kthimin e BNE, shumë pritet nga ekipi.

A do të arrijnë ata të rindërtojnë ekipin dhe të rikthehen si pretendentë kryesorë në CS:GO? A po shohim një epokë të re për skenën e esports kosovare?
Vetë koha do të tregojë, por një gjë është e sigurt: shqiponjat janë gati për të fluturuar përsëri.

Related Articles

Back to top button