Lajme & Update
Trending

BNE Rikthehet me Performancë Spektakolare,Por Ndalen nga Parivision

Bad News Eagles Shkëlqyen me 4 Fitore të njëpasnjëshme sot, por u ndalen në ndeshjen Vendimtare kunder Parivision

Skuadra legjendare Kosovare e CS2, Bad News Eagles (BNE), është rikthyer fuqishëm pas ribashkimit të tyre, duke dhuruar spektakël në ndeshjet e sotme. Edhe pse u diskualifikuan në fazat e mëtejshme, performanca e tyre ka qenë e jashtëzakonshme, duke treguar se ata mbeten një forcë e frikshme në skenën e esports.

Seria e Fitoreve te sotme ne RES Showdown 1: Blast Premier Rising Event

BNE vs Woe from Wit – 13:10
BNE vs CYBERSHOKE – 13:10
BNE vs K27 – 13:4
BNE vs AMKAL – 13:11

Me këto fitore, ekipi tregoi se ribashkimi i tyre ishte vendimi i duhur dhe se ende kanë kapacitetin për të luftuar në nivelet më të larta.

Pas dominimit të tyre, BNE u përball me Parivision, një ekip që arriti t’i ndalë ata me një rezultat të thellë 4:13. Kjo humbje solli eliminimin e tyre nga turneu.

Pavarësisht diskualifikimit, BNE tregoi se janë kthyer më të fortë se kurrë. Ky turne ishte vetëm fillimi i një kapitulli të ri për ta, dhe fansat mund të presin ende më shumë suksese nga ekipi Kosovar në të ardhmen.

A do të rikthehet BNE në nivelet më të larta të esports siq ka qenë ?
Koha do ta tregojë, por një gjë është e sigurt – ata janë gati për betejën!

Related Articles

Back to top button