Aleksib lavdëron makazze: “Tregoi Qëndrueshmëri”
Pas fitores dramatike ndaj The MongolZ, NAVI siguroi biletën për gjysmëfinalen e IEM Cologne.

Pas fitores dramatike ndaj The MongolZ, NAVI siguroi biletën për gjysmëfinalen e IEM Cologne 2025.
Në fokus të kësaj fitoreje ishte kthesa e jashtëzakonshme në mapën Inferno, ku ekipi e rikuperoi një disavantazh 4-10 dhe triumfoi pas tre overtime.
Pjesë kyqe në këtë rikthim ishte debutuesi nga Kosova, Drin “makazze” Shaqiri, i cili pas një fillimi të vështirë, shkëlqeu në fazën mbrojtëse dhe më pas edhe në mapën Ancient.
“Ai tregoi qëndrueshmëri të jashtëzakonshme,” tha Aleksi “Aleksib” Virolainen për bashkëlojtarin e ri. “Në fillim nuk po buzëqeshte, por më pas kur pashë se po buzëqeshte, e kuptova se ishte kthyer në lojë.
E ndjeva që kishte kontroll në CT side, dhe në Ancient ishte i pandalshëm.”
Përballja e radhës për NAVI do të jetë ndaj Spirit një ekip që më parë ka qenë “kriptoniti” i tyre, por sipas Aleksib, ndryshimet e fundit në radhët e rusëve, përfshirë ardhjen e Ivan “zweih” Gogin, mund të luajnë në favor të NAVI-t.
“Edhe ata kanë një skuadër të re,” shtoi ai. “Mund të jenë të paqëndrueshëm në disa mapa apo faza të lojës. Ndoshta zweih ende nuk ndjehet komod. Kanë qenë problem për ne për një kohë të gjatë, por do të punojmë fort sot dhe nesër në mëngjes, dhe do të dalim atje pa asnjë frikë.”