BNE Gati për Sfidën e Kualifikimeve të IEM Dallas
Bad News Eagles Synojnë Kualifikimin për IEM Dallas – Përballja e Radhës Sot në 18:00 CET
![](https://cs2.al/wp-content/uploads/2025/02/bne-ndeshja-tbd.png)
Pas rikthimit të tyre të fuqishëm në skenën e CS2, Bad News Eagles (BNE) janë gati për një tjetër sfidë të rëndësishme. Sot, ata do të luftojnë për një vend në IEM Dallas, ku në kuadër të kualifikimeve do të përballen me ekipin TBD në orën 18:00 CET.
Ky turne është një mundësi e madhe për BNE që të tregojë edhe një herë forcën e saj në skenën ndërkombëtare të esports. Pas një performancë të shkëlqyer në ndeshjet e fundit, ekipi kosovar do të kërkojë të sigurojë një tjetër fitore dhe të vazhdojë rrugëtimin drejt eventeve madhore.
Tifozët e Bad News Eagles pritet të ndjekin me entuziazëm këtë sfidë, duke mbështetur ekipin në misionin e tyre për të arritur majat e esports.
Turneu: IEM Dallas 2025 – Kualifikimet
Ndeshja: BNE vs TBD
Nga Ora: 18:00 CET
Ndeshjen mund ta ndiqni ne Twitch tek :
Xhoci ose Dardi