Lajme & Update

Dita e Dytë në Prishtinë: Kosova synon fitoren ndaj Danimarkës në CS2!

Esports në zemrën e Prishtinës – një ndeshje që e bashkon një popull pas ekranit !

🎮 Dita e Dytë e EEC25 – Emocionet vazhdojnë në Prishtinë! 🔥
📍 European Esports Championship 2025
📅 E mërkurë, 10 Korrik 2025
🕹️ Loja: Counter-Strike 2 (CS2) | 📐 Format: Best of 3 (BO3)

🕔 Ndeshjet e pasdites – Ora 17:00

🔹 Kosova vs Danimarka 🇩🇰
Ndeshja më e pritur e ditës – ekipi përfaqësues i Kosovës do të përballet me gjigantin europian, Danimarkën, në një përballje që premton intensitet të lartë dhe emocione të forta.
Pas një paraqitjeje dinjitoze në ditën e parë, Kosova do të kërkojë të shfrytëzojë avantazhin e “shtëpisë”, mbështetjen e publikut vendor dhe eksperiencën e lojtarëve të saj për të siguruar një fitore kyçe në rrugën drejt fazave të mëtejshme të kampionatit.

🇽🇰 Kosova vjen me motivim maksimal dhe me një ekip të përgatitur, të përbërë nga talentë që kanë përfaqësuar vendin edhe në skenën ndërkombëtare. Fokusi do të jetë në lojën ekipore, kontrollin e hartave dhe strategjitë e përgatitura nga trajneri dhe analistët.

Danimarka, një nga kombet me historinë më të pasur në CS, sjell një formacion të fortë dhe të disiplinuar.

🔸 A do të befasojë Kosova me një fitore historike para publikut të vet?
🔸 Apo do të mbizotërojë përvoja daneze?

🎙️ Ndeshja do të transmetohet live – qëndroni me ne për të ndjekur të gjithë aksionin!

Ndeshje të tjera në orën 17:00:
🇩🇪 Gjermania vs 🇧🇬 Bullgaria
🇺🇦 Ukraina vs 🇱🇻 Letonia
🇳🇱 Holanda vs 🇲🇰 Maqedonia e Veriut


🕣 Ndeshjet e mbrëmjes – Ora 20:30:

Suedia vs Hungaria / Irlanda vs Çekia 
Sllovakia vs Spanja
 Lituania vs Polonia

📍 EEC25 po zhvillohet në kryeqytetin tonë – Prishtinë!
Një organizim madhështor nga Federata Esports e Kosovës (FESK) në bashkëpunim me IESF dhe Esports Europe, duke sjellë skuadrat më të mira nga e gjithë Evropa në një festival të vërtetë esports-ash.

🏆 Kush do të shkëlqejë në ditën e dytë?

 

Related Articles

Back to top button