Lajme & Update
Trending

makazze shkëlqen në debutim – NAVI triumfon ndaj FaZe Clan në IEM Cologne

Talenti kosovar i CS2, Drin “makazze” Shaqiri, ka shkëlyqer në debutimin e tij me skuadrën e NAVI në turneun prestigjioz “IEM Cologne”.

NAVI arritën që të marrin fitore 2-1 me ‘map’-a ndaj FaZe Clan duke e mbyllur serinë në Nuke me një fitore 13-5.

‘Map’-i i parë u luajt në Ancient dhe u fitua nga FaZe me rezultat 13-11 dhe ky map ishte pikërisht zgjedhja e tyre.

Gjithçka u barazua në ‘map’-in e dytë në Mirage, ku NAVI tregoi se janë të pathyeshëm atje duke fituar me rezultat 13-9.

Kjo bëri që të luhej edhe ‘map’-i i tretë në Nuke, aty ku NAVI triumfoi me rezultat 13-5 për ta mbyllur serinë në fitore.

Në ‘map’-in e parë në Ancient, makazze pati 20 vrasje dhe një vlerësim prej 1.17. Vlerësimi mbeti po i njëjti edhe në ‘map’-in e dytë në Mirage ku makazze kësaj radhe pati 16 vrasje.

Nëse marrim parasysh statistikat e makazze në të tri ‘map’-at atëherë ai e ka mbyllur këtë seri me 48 vrasje dhe me një vlerësim të përgjithshëm 1.20.

Valeriy “b1t” Vakhovskiy ishte më i miri statistikisht në këtë seri, duke e mbyllur me 55 vrasje dhe një vlerësim prej 1.36./Telegrafi/

Related Articles

Back to top button