Lajme & Update
Trending

NAVI Triumfon kundër MOUZ në IEM Rio 2024

Natus Vincere (NAVI) ka dalë fitues i IEM Rio 2024, duke fituar një tjetër titull të madh.

Në një ndeshje të ashpër (BO5), NAVI arriti të triumfojë kundër MOUZ, një arritje surprizë për ta duke pasur parasysh se deri më tani kishin fituar vetëm një finale në formatin BO5.

Fitorja e vetme e NAVI në një finale BO5 ishte gjatë ESL Pro League Season 20, ku ata mposhtën ekipin Eternal Fire me rezultatin 3-2.

NAVI, me këtë paraqitje, barazoi arritjet e ekipit FaZe, duke u bërë ekipi i dytë që arrin në gjashtë finale radhazi që nga lansimi i CS2.

Detajet e Ndeshjes
Mapa e parë: Inferno
NAVI e nisi dobët ndeshjen duke humbur raundin e parë me pistoletë, por më pas arriti të fitojë disa raunde radhazi. Pjesa e parë përfundoi 7-5 në favor të MOUZ, por NAVI u rikthye në pjesën e dytë, duke fituar Mapen me rezultatin 13-11.

Mapa e dytë: Dust 2
Në këtë Mapë, NAVI dominoi plotësisht në pjesën e parë, duke fituar 10-2. Në pjesën e dytë, NAVI e mbylli ndeshjen me një fitore bindëse 13-2, duke bërë që të duken të pandalshëm.

Mapa e tretë: Mirage
MOUZ u rikthye fuqishëm në këtë Mapë. Ata e fituan pjesën e parë 8-4 dhe më pas e mbyllën ndeshjen me rezultatin 13-6, duke treguar se nuk ishin të gatshëm të dorëzoheshin lehtë.

Mapa e katërt: Ancient
MOUZ e nisi fuqishëm, duke fituar pjesën e parë 10-2, çka bëri që shumë njerëz të mendonin për një humbje të mundshme të NAVI-t. Por, NAVI arriti të realizojë një rikthim spektakolar, duke fituar me rezultatin 13-11 dhe duke siguruar fitoren përfundimtare të ndeshjes.

Fitorja e NAVI në IEM Rio 2024 është një dëshmi e forcës dhe vendosmërisë së tyre. Pavarësisht sfidave, ata arritën të kalojnë të gjitha pengesat dhe të rikthehen fuqishëm, duke dëshmuar se janë një nga ekipet më të mirë në historinë e Counter-Strike.

Related Articles

Back to top button