Lajme & Update
Ndeshja e ditës: Bad News Eagles vs HESTA në Winline Insight S7
Ndeshje me peshë – shqiponjat përballë HESTA-s nën hije akuzash për cheats!

🔴 Bad News Eagles vs HESTA – Sot në ora 17:00!
Sot pritet një përballje e zjarrtë në kuadër të turneut Winline Insight Season 7 | Challenger 2 ku ekipi ynë **Bad News Eagles do të përballet me ekipin HESTA në një ndeshje vendimtare Best of 3.
📍Ora: 17:00
🕹️ Formati: Best of 3
🎯 Turneu: Winline Insight Season 7 | Challenger 2
Kjo ndeshje tërheq vëmendjen jo vetëm për rëndësinë e saj në rrugën drejt kualifikimeve, por edhe për faktin që ekipi HESTA është akuzuar shpesh për përdorim të cheats, duke hedhur hije dyshimi mbi performancat e tyre të fundit. Pavarësisht kësaj, BNE është gati ta tregojë forcën dhe përvojën në server, me synimin e qartë për fitore të pastër dhe dominuese.