Qysh Me

Qysh me dite qfarë float kan Skinat ?

Nëse dëshiron të dish për skinat e CS2, është e domosdoshme të kesh njohuri edhe për vlerat float në CS2.

Çfarë është Vlera Float?
Në momentin që një skin në CS2 hapet, i caktohet një vlerë “float” e rastësishme (e quajtur edhe ‘vlerësim i konsumimit’) që përcakton sa i konsumuar duket një skin. Kjo vlerë float varion nga 0.00 deri në 1.00 dhe nuk mund të ndryshohet. Skini juaj në CS2 nuk bëhet më i konsumuar me kalimin e kohës; një skin Factory New do të mbetet gjithmonë Factory New. Kategoritë e ndryshme të gjendjes së skin-eve në CS2 janë:

– Factory New (0.00 – 0.07 vlera e float)
– Minimal Wear (0.07 – 0.15 vlera e float)
– Field-Tested (0.15 – 0.38 vlera e float)
– Well-Worn (0.38 – 0.45 vlera e float)
– Battle-Scarred (0.45 – 1.00 vlera e float)

Është e rëndësishme të merrni parasysh vlerat float kur po mendoni të blini një skin të caktuar. Shumë njerëz mendojnë se të gjitha armët në të njëjtën kategori gjendjeje duken saktësisht njësoj, por kjo nuk është e vërtetë. Një Field-Tested AK Redline, për shembull, me një vlerë float prej 0.36 do të duket më i konsumuar sesa një Field-Tested AK me një vlerë float prej 0.17. Tek skin-et e lira ose të nivelit të ulët, kjo zakonisht nuk ka shumë rëndësi, por e klases së lartë si thikat, vlera float mund të ndikojë ndjeshëm në çmimin e një skin-i.

Ndikimi në Pamjen e Jashtme

Konsumimi
Vlera float përcakton pamjen e skin-it tuaj në CS2, por kjo nuk tregon të gjithqka. Vlera float përcakton sa gërvishtje dhe dëmtime të vogla duhet të ketë arma, por jo se ku duhet të ndodhen. Vendndodhja e saktë e gërvishtjeve dhe shenjave të tjera të konsumimit varet nga ID-ja. Si rezultat, është e mundur që një palë doreza me një vlerë float më të keqe të tregojë më pak gërvishtje në nyjet e gishtave sesa një palë me një vlerë float më të mirë.

Në përgjithësi, vlerat më të ulëta float e bëjnë një skin të duket më i pastër dhe në gjendje më të mirë, por nëse jeni duke kërkuar për një skin për të luajtur, mund të jetë e dobishme ta inspektoni atë në lojë përpara se ta blini.

Ngjyrat
Jo të gjithë skin-et konsumohen në të njëjtën mënyrë. Mënyra se si konsumohen skin-et varet nga mënyra se si është projektuar skin-i nga krijuesi, dhe disa skin-e tregojnë shumë pak gërvishtje edhe në kushte Battle-Scarred. Skin-e si AK Empress kryesisht errësohen me kalimin e kohës në vend që të tregojnë shumë gërvishtje. Kjo, siq u përmend, varet nga mënyra se si është projektuar skin-i.

Skinat me Kufizim Float
Jo të gjithë skinat janë të disponueshme në të gjitha vlerat e float. Krijuesit mund të zgjedhin të kufizojnë gamën e mundshme të float-it për skinat e tyre, për shembull, thika Rust Coat është e disponueshme vetëm në kushte Well-Worn dhe Battle-Scarred. Shembuj të tjerë të njohur janë edhe AK Redline, M4A4 Asiimov, por ka edhe shumë skins të tjera me kufizim float.

Ku ta Gjeni Vlerën Float
Kontrollimi i vlerës float të skinit tuaj është jashtëzakonisht i lehtë. Mund ta bëni edhe në lojë, edhe pse atje do të quhet ‘vlerësim i konsumimit’. Për të gjetur vlerën float të një skin-i në CS2, thjesht:

1. Hapni CS2
2. Shkoni te inventory juaj dhe gjeni skinin që dëshironi të dini vlerën float
3. Klikoni me të djathtën mbi skin-in dhe zgjidhni ‘Inspect’
4. Kaloni mausin mbi butonin e informacionit në fund të ekranit.
Numri i Wear Rating është vlera float e skin-it tuaj.
Pattern Template është numri i ID-së së modelit .

A Ndikon Vlera Float në Çmim?
Sigurisht qe PO

Në përgjithësi, çmimi i një skini rritet nëse vlera float është e ulet. Shumica e lojtarëve preferojnë një pamje më të pastër sesa një pamje të konsumuar dhe të dëmtuar.

Kështu që mund të themi me siguri se vlera float (ose më saktë: gjendja e konsumimit, e cila përcaktohet nga vlera float) ndikon shumë në qmim.

Në Skinat e klases së lartë, vlera e saktë float ka gjithashtu rëndësi të madhe. Një M9 Doppler me vlerë float 0.001x do të kushtojë më shumë se një M9 Doppler me vlerë float 0.03x, edhe pse të dy janë Factory New.

Si përfundim, një vlerë më e lartë e float do të thotë më shumë gërvishtje.

 

Back to top button