Mënyra e Thjeshtë
Mënyra më e shpejtë për të gjetur Trade URL-në, në Steam është të klikoni në këtë LINK.
Kjo do t’ju dërgoj te faqja e Steam ku ju mund të kopjoni ose ndryshoni Linkun tuaj sipas nevojës.
Si ta Gjeni Trade URL-në në Steam përmes Steam Client.
1. Hapni Steam Client në kompjuterin tuaj.
2. Shkoni te “Inventory” duke klikuar mbi profilin tuaj dhe duke zgjedhur “Inventory”.
3. Klikoni “Trade Offers” në pjesën e sipërm nga ana e djathtë e faqes.
4. Në anën e djathtë të faqes “Trade Offers”, klikoni butonin “Who can send me Trade Offers?”.
5. Shkoni poshtë deri te seksioni “Third-Party Sites”.
Trade URL-ja e Steam do të jetë aty, dhe mund të klikoni “Copy” për ta kopjuar.
Si ta Gjeni Trade URL-në në Steam përmes Aplikacionit Steam
1. Hapni aplikacionin Steam Mobile në telefonin tuaj.
2. Shkoni te profili juaj duke klikuar foton në pjesën e sipërme djathtas të ekranit.
3. Klikoni “Inventory”.
4. Klikoni “Trade Offers”.
5. Klikoni Menun
6. Klikoni butonin “Who can send me Trade Offers?”.
7. Trade URL-ja e Steam do të jetë në seksionin “Third-Party Sites”. Klikoni “Copy” për ta kopjuar.